SASHK mirëpret angazhimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për gjetjen e mjeteve për plotësimin e kërkesave të punëtorëve në fushën e arsimit, kanë thënë Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, pas deklaratës së ministrit Jeton Shaqiri se MASH është e gatshme të rialokojë një pjesë të buxhetit të saj për t’iu afruar përqindjes së rritjes së pagave të kërkuara.

“Ky le të jetë shembull dhe nxitje e mirë për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për tejkalimin e situatës aktuale”, ka njoftuar në Facebook Jakim Nedelkov.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqairi, u shpreh se është i gatshëm të bëjë lëshime nga disa investime dhe aktivitete të tjera të përcaktuara në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë vit kalendarik, të cilat shkaktojnë implikime fiskale, për të siguruar më shumë fonde që do i afrohen përqindjes së rritjes së pagave të mësimdhënësve që kërkon SASHK-u.