Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) nesër do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi për arritjen e marrëveshjes për rritjen e pagave.

SASHK shpreson se do të përmbushet kërkesa e tyre, për rritje të pagave në shkollat fillore, të mesme dhe të larta për 10% nga një janari i vitit të ardhshëm.

Në pyetje nëse pret ndonjë ofertë të mirë nga Qeveria, kreu i SASHK, Jakim Nedelkov, thotë se është normale të pritet ofertë e mirë.

“Nëse nuk pret ofertë të mirë atëherë nuk ka nevojë të shkohet në negociata. Shpresoj argumentet të jenë në anën tonë dhe shpresojmë që Qeveria të na ofrojë ofertë të cilën nuk do ta mund ta refuzojmë”, tha mes tjerash Nedelkov.