I paraburgosuri Sasho Mijallkov gjendet në burgun e Shuto Orizares dhe është i sigurt, ka bindur drejtori i Drejtorisë për parashtrim të sanksioneve, Marjan Spasovski.

Ai ka deklaruar se, përveç Mijallkovit prezenca do t’u sigurohet edhe të dënuarve tjerë në këtë burg.

“Është përgatitur plan i sigurisë për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, për shëtitjen e tij dhe janë siguruar të gjitha protokollet e sigrisë dhe procedurat operative që të mos vije deri te incidenti”, tha Spasovski.

Mijallkovi është në paraburgim që nga 26 shkurti, për shkak se është dënuar me 12 vjet burg në rastin “Target-Fortesa