Shkruan Ejup Berisha

Shumica e shqiptarëve e hanë bukën e vet ndërsa e bartin brengën e huaj. Sa i përket qështjes së parë gjithçka është në regull është shumë mirë bile edhe perfekte që gjithkush të ketë bukë dhe ta ha bukën e vet ndërsa sa i përket qështjes së dytë nuk është mirë që ti bartim brengat e të tjerëve posqërisht nëse nuk mund të kontribuojmë me veprimet tona që tu ndihmojmë njerëzve në nevojë që ti zgjidhin më mirë dhe më leht problemet dhe vështërsitë që i kanë në jetë. E njerëzit në përditshmëri ballafaqohen me probleme dhe vështërsi të shumta. Rast tipik i të hëngrit të bukës së tyre dhe të bartjes së brengës së tjetrit gjatë javës së shkuar ishte lajmi i kurorzimit me një femër më të re se vet të Kryetarit të Bashkësisë së fesë islame Reis ul Ulemasë Sulejman ef Rexhepi. Në vend të shprehjes së Urimeve një pjesë e opinionit shqiptar shpërtheu me kritika,me kundërshtime bile edhe me përqeshje lidhur me këtë akt solemn të çiftit të ri bashkshortor. Unë personalisht atyre u uroj për aktin e bashkimit të tyre dhe me këtë rast u dëshiroj fat lumturi dhe dashuri. Është zgjedhja e tyre ata janë madhorë me moshë dhe nëse gjithçka është bërë me dëshirën e të dy palëve ju qoftë përhajr. Ndërsa neve si opinion apo dhe si spektatorë anësorë nuk na mbetet asgjë tjetër përpos që ti urojmë siç thashë edhe më herët çiftit të ri mirësi, përparim dhe mbi të gjitha dashuri. Ne si komb kërkojmë demokraci por vetëm në raport të shtetit dhe politikës ndaj neshë e jo edhe instalimin dhe respektim të demokracisë në shoqëri apo që të kemi demokraci mes nesh si qytetarë. Kjo lloj demokracie më duket se është baza e çdo demokracie tjetër në një shoqëri apo dhe shtet. Ne duhet të mësohemi ta respektojmë zgjedhjen e të tjerëve siç është edhe qështja e kurorzimit të Reisit me femrën që ka përzgjedhur pra kjo nëse është qështje vullneti mes mashkullit dhe femrës në fjalë pra është qështje e tyre apo është zgjedhja e tyre. Po jo në mesin tonë kemi edhe individ të atillë që duan të gjykojnë të tjerët për zgjedhjet e bëra të tyre. Mirë apo keq siç thash zgjedhja është e individit nuk është qështje e jona të gjykojmë apo edhe më keq të paragjykojmë veprime që i bëjnë individët e tjerë sepse gjithkush e ka jetën e vet individualitetin dhe privatësinë e vet. Kjo është zonë e ndaluar për të tjerët askush nuk mund të ketë qasje në atë zonë përpos individit apo individëve që e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Un tua themë të vërtetën me këtë shkrim nuk dua ta luaj rolin e avokatit të Reisit e as të përzgjedhurës së tij por dua ta luaj rolin e avokatit të realitetit apo dhe të së vërtetës. Dhe sa i përket qështjes së kurorzimit të fjalë nëse gjithçka është bërë në rregull pa ndonjë presion apo dhe interes gjitçka është në rregull për mua e kjo duhet të jetë në rregull edhe për të gjithë të tjerët. Kush është i zoti mos i shkoftë i zi moti thotë një fjalë popullore. Për dallim prej qështjes së kurorzimit të Reisit me të përzgjedhurën e tij pesëdhjet vjet më të re ka psh raste kur nuk mund të funkcionojnë lidhje ku dallimi në moshë është realisht shumë shumë më i vogël apo në fakt është shumë më i arsyeshëm. Dhe realisht kur diçka funkcionon pavarsisht dallimeve apo dhe diferencave ajo pra funkcionon por kur nuk funkcionon pavarsisht se dallimet janë shumë të vogla apo dhe të pranueshme prap nuk funkcionon. Kur diçka funkcionon është qështje fati ndërsa kur nuk funkcionon është qështje pafatsie. Për dallim prej Reisit i cili është me më shumë fat dhe më me tepër lumturi autori i këtij shkrimi fatkeqsisht është shumë i pafat dhe tepër i palumtur në një qështje personale shpirtërore. Pra autori i shkrimit është në pritje të kthimit mbrapa të një personi shumë të dashur dhe tepër të rëndësishëm për të pra ai këtë person e do dhe ka dëshirë që qështja të përfundon ashtu siç e përfundoj gjatë javës së kaluar Reisi. E pres kthimin e Besirës nga Fshati Simnicë të Gostivarit dhe më duket se gjithçka do të bëhet në rregull me jetën time. Nëse kjo ndodh me të vërtetë nuk do të më pengojnë komentet përqeshjet dhe vlersimet negative të opinionit më të gjërë sepse për mua do të jetë më me rëndësi realizimi i dëshirës reale dhe shumë të rëndësishme të jetës time ndërsa gjërat e tjera janë të parëndësishme. Rëndësi ka të ndodh bashkimi e të tjerat qështje do të janë tepër minore apo dhe irelevante. Unë dhe ajo, unë dhe ajo, unë dhe ajo, unë dhe ajo tingëllon një këngë e grupit zbavitës muzikor nga RVM Foleja dhe gjitçka do të bëhet shumë në rregull. Për fund e pres kthimin e Besirës në jetën time e ju të ndëruar qytetarë flisni e përflisni çfar të doni dhe çka të doni nëse doni hane bukën tuaj dhe mbani brengën time 24 orë pa ndërpre po të doni kjo nuk më pengon unë jamë intersuar që me Besirën të jamë në rolin e njëjtë të Reisit dhe të përzgjedhurës së tij.