Shumë media shkruajnë se kompani e njohur gjermane Volkswagen klientëve do t’iu ofrojë edhe versionin SUV për gjeneratën e re të modelit Polo, e cila pritet që të dalë në shitjen gjatë vitit 2018 ndërsa do të prodhohet në platformën MQB.

Si paralajmërim ishte koncepti T-Cross Breeze, i cili është prezantuar në panairin e sivjetmë të veturave në Gjenevë, dhe modeli serik Polo SUV do të vijë me dyer shtesë dhe çati klasike. Se si do të dukej ky automobil mund të shihni në fotografitë e mëposhtme.

Një burim i brendshëm i kompanisë ka treguar se Baby SUV i ri i Volkswagenit do të duket “shumë sportiv”, ndërsa një burim tjetër thotë se ky model do të ofrohet në version me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4×4, transmeton Koha.net.

Sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild”, në gamën e motorëve do të mund të gjenden motorët me tre dhe katër cilindra, ndërsa sa i përket marshit, përmendet ai manual dhe DSG me koplung të dyfishtë.

polo gul

Pra, në dispozicion do të jenë motori benzinë 1.0-litër me tre cilindra dhe me kapacitet prej 115 kuajfuqi, 1.5-litër me katër cilindra e me 150 kuajfuqi, si dhe motori dizel 1.5-litër me kapacitet prej 75 deri në 122 kuajfuqi.

Gjithashtu në mediet gjermane përmendet edhe versioni me sistemin e tërheqjes me gaz natyror, si dhe versioni hibrid.

Sa i përket çmimit, Polo SUV me sistemin e tërheqjes në rrotat e përparme do të duhej të fillojë të shitet me çmim prej më pak se 20 mijë euro.

polo rø back