Kanë kaluar 63 ditë prej kur nuk ka asnjë informatë se ku gjendet biznesmeni, Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për krim të rëndë prej 17 milionë eurove. Sipas informatave të PSP-së ai shtetin e ka lëshuar më 9 mars, gjegjësisht një ditë pas shqiptimit të masës për paraburgim, ndërkaq deri më sot nuk ka informata se është kthyer mbrapa, transmeton FOL.

Avokati i tij, Dodoevski, kishte delaruar se Koçan nuk është në arrati, por është në udhëtim zyrtar. Sipas tij, biznesmeni është larguar nga shteti përpara se të sillet vendim për paraburgim, njofton Portalb.mk.
Avokati Dodevski, nuk u përgjigjet thirrjeve dhe porosive për të dhënë informata nëse klienti i tij është ende në “udhëtim zyrtar”, ashtu siç kishte deklaruar para dy muajve.
Në ndërkohë, MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për biznesmenin Koçan.