Shkruan Qenan Aliu

Po të supozohet se Trajko Veljanoski nuk do të ishte deputet në këtë përbërje, atëherë me seancën konstitutive do të udhëhiqte deputeti më i vjetër për nga mosha, nëse ai do të refuzonte tjetri në rradhë që vjenë për nga mosha. Zatën, kështu thotë edhe rregullorja për punën e Kuvendit dhe praktika e deri tanishme ku Trajko Veljanoski nuk udhëhoqi seancat konstitutive më vitin 2011 e 2014. Kuptohet ishin më të relaksuar VMRO-DPMNE me koalicionin kishin shumicën apsolute për dallim kësaj here.

Me këtë veprim me kryesuesin e parlamentit, ka të ngjarë VMRO-DPMNE të mundohet për së fundi herë të realizojë obstrukcionet eventuale duke tentuar në mosvazhdim të seancave të parlamentit. Kjo për vet faktin se Vmro-Dpmne nuk do të arijë që të formojë shumicën në parlament dhe me këtë edhe kryesimin me qeverinë.

Testi i parë ku do të shifet në një farë forme 61 e më tepër vota të shumicës pa dyshim se do të jetë momenti kur do të votohen kandidatët apo kandidati i propozuar nga komisioni për mandate dhe emërime për funksionin e Kryetarit të Kuvendit. Vetëm ky është momenti për të cilin VMRO-DPMNE ka dilema dhe që u angazhua që me seancën e parë jashta rregullores të kryesojë Trajko Veljanoski.

Edhe kjo mundësi DPMNE-së do ti del prej dore, kështu interpretime tendencioze dhe sjellje të tilla për qëllime të mbrapshta rrallë kund ndodhin , mbase edhe askund në vendet me demokraci të zhvilluar dhe me sundim të së drejtës .