Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë Seancë të zgjeruar të përgjithshme në të cilën do të shqyrtohen raportet për punën e gjykatave për vitin 2016.

Në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës Supreme krahas gjykatësve të Supremes në seancë do të marrin pjesë edhe kryetari i Gjykatës së lartë Administrative, kryetarët e gjykatave të Apelit Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip, ndërsa i ftuar është edhe Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë.