Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahet seanca plenare e 77-të me pikën e vetme të rendit të ditës Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të dorëzuar nga opozitarja VMRO-DPMNE.

Në përputhje me nenin 49, paragrafi 1 i Rregullores, diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në ora 24.00.

VMRO-DPMNE-ja opozitare më 30 maj ka parashtruar interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, duke u kujdesur për afatin e Rregullores, Xhaferi iu përgjigj asaj dhe e përcaktoi seancën e sotme.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, të cilët zbatojnë, siç e quajtën bllokadën aktive në Kuvend, e akuzojnë Xhaferin për punë joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme dhe kryesimin me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, në disa raste Xhaferi në mënyrë të dukshme i ka shkelur dispozitat e Kushtetutës, Rregullores për punë të Kuvendit, si dhe ligjet me të cilat rregullohet puna e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përmes kumtesës u përgjigj në interpelancën e parashtruar e cila, siç thekson “përmban disa të pavërteta dhe paraqet tentim të ashpër për manipulim”.

“Pohimet e dhëna në interpelancë qartë tregojnë në qëllimin e parashtruesve pa asnjë bazë për t’i devalvuar arritjet e mia, kontributin e veçantë që e solla në pesë vitet e fundit në ngritjen e nivelit të dialogut dhe kulturës demokratike në dhomën ligjvënëse, duke prezantuar hapa ndaj forcimit të pavarësisë së Kuvendit dhe funksionit të tij kulturor lidhur me pushtetin ekzekutiv – diçka që ishte gati e paparamendueshme në periudhën kur një pjesë e parashtruesve të interpelancës ishin shumicë në parlament. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, natyrisht, janë të vetëdijshëm se, për qëllime ditore-politike, të nxitur nga selia e tyre partiake, plasojnë të pavërteta të tmerrshme me pretendimet në interpelancë se i po e shkel Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren kuvendore”, qëndron mes tjerash në përgjigjen e Xhaferit.