Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf është në bisedime për të marrë përsipër rolin e trajnerit të skuadrës braziliane, Atletico Paranaense.

Ish-mesfushori holandez kaloi 10 vjet me Rossonerët, duke fituar dy Scudetto dhe dy trofe të Ligas së Kampionëve.

Ai u largua në verën e vitit 2012 për t’u bashkuar me klubin brazilian, Botafogo, por vari këpucët në gozhdë në vitin 2013.

Lexo po ashtu:

Mas pensionimit nga futbolli i luajtur, Seedorf mori përsipër detyrën e trajnerit të klubit Rossoner, duke i bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë.

Por, puna e tij te Milani nuk zgjati dhe ai u shkarkuar. Shkarkimi i tij u pasua nga një kohë e shkurtër në Shenzhen FC, por solli vetëm katër fitore në 14 ndeshje dhe që më shumë se një vit është i papunë.

Lexo po ashtu:

Sipas mediumit brazilian Globo Esporte, Seedorf ka ardhur në Curitiba për bisedime me klubin Atletico Paranaense dhe nga aty është parë në aeroport me zyrtarët e klubit duke u larguar.

Është raportuar më parë këtë javë se Seedorf ende i detyrohej Botafogo rreth 1 milion euro pasi u tërhoq para kohe për të marrë punën e Milanit, por duket se nuk është çështja që kishte frikë.