Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kritikuar kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafën, që nuk ka reflektuar pas humbjeve në zgjedhje.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prej kur e ka marrë nën drejtim LDK-në Isa Mustafa janë humbur gjashtë palë zgjedhje.

“I pari që përgjigjet është lidershipi. Dorëheqja është akt shumë i qartë pasi lidhet me mandatin e kryetarit [të LDK-së]. Ai [Mustafa] ka udhëheq procesin. Ai ka dhënë deklaratat për fitore. Ai ka mobilizuar elektoratin për fitore të sigurt”.