Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier, pritet të zhvillojë sot një vizitë në Maqedoni.

Ai do të takohet me krerët e shtetit ku do të flasin për situatën politike në vend si dhe zgjidhjen për daljen nga kriza.

Ndërkohë, sipas agjendës, Zannier do të takohet me presindentin e Maqedonisë, Gjoge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposkin, si dhe me përfaqësues të partive politike të cilat dolën fituese pas zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.