Sapo ka trokitur periudha më fantastike e vitit, periudha e para Krishtlindjes. Të gjithë po i gëzohemi atmosferës së krijuar, muzikës festive, zbukurimeve të qytetit dhe tregjeve të Krishtlindjes. Më fatlumët mund t’i gëzohen edhe flokëve të borës.

Ata që i gëzohen më shumë kësaj periudhe janë fëmijët. Me siguri ju kanë thënë që do të qëndrojnë zgjuar vigjiljen e Krishtlindjes që të takojnë Babagjyshin. Mund të kenë planifikuar të qëndrojnë zgjuar. Por si gjithmonë Babagjyshi do të pijë qumështin dhe biskotat që keni përgatitur, do të sjellë dhuratën që mamaja nuk donte t’u blinte dhe do të ikë pa rënë në sy.

Ja disa nga gjërat që ‘ndoshta’ fëmijët nuk dinë për figurën më të dashur, Babagjyshin.

• Pi vetëm qumësht të skremuar. Nuk i pëlqen që të tjerët ta dinë, por duke qenë se analizat e kolesterolit nuk i dolën mirë herën e fundit është i detyruar të pijë qumësht pa yndyrë.

• Filmi i tij i preferuar është ‘’Nightmare before Christmas’’. Nuk lodhet kurrë me këtë film dhe e shikon gjithmonë me elfët dhe drerët.

• Nëse jeni kureshtarë sa vjeç është, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por as ai vetë nuk e mban mend datën e lindjes. Gjithsesi ju mund të ndizni një qiri për të natën e Krishtlindjes.

• Babagjyshi ka një të dashur. Në fat e kishte, por duke qenë se e humbi, vendosi të shpërndante dhurata me shpresën se do ta gjente një ditë.

• I pëlqen të dhurojë, por kurrë të marrë dhurata. Në të vërtetë as ai vetë nuk di çfarë do i pëlqentë t’i dhuronin.

• Di emrat e të gjithë fëmijëve , madje edhe të atyre që nuk kanë lindur akoma. Nëse mamaja po pret ndonjë vëllaçko ose motërz ai e di emrin tij.

• Të gjithë ju e doni të qeshurën tij ‘’ho-ho-ho’’, por ndoshta nuk e dini që Babagjyshi nuk di të këndojë.

• Nuk mban kurrë orë. E di shumë mirë ku dhe kur duhet të shpërndajë dhuratat. Mjafton të dëgjoj tringëllimën e zileve të drerëve dhe niset