Policia ka sekuestruarnë Aeroportin e Shkupit, mbi një ton pararendës nga i cili do të prodhohej amfetaminë me vlerë mbi 50 milionë euro dhe ka shkatërruar grupin kriminal ndërkombëtar, shkruan Alsat.
Në aksionin ndërkombëtar kanë marrë pjesë Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar, Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorinë Publike të Turqisë, Shërbimet Doganore të Turqisë Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore.
Lënda e sekuestruar llogaritet si pararendës për të fituar amfetamine, e klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të pararendësve,
Ministri i Punëve të BrendsheOliverSpasovski, deklaroi se pararendësi e kanë blerë shtetas të Maqedonisënga shtetas kinez dhe ka mbërritur në Maqedoni përmes Turqisë, për të përfunduar në vendet e Bashkimit Evropian, për prodhimtë drogave sintetike amfetaminë dhe meta amfetaminë.
“Vlerësimi fillestar është se amfetamina me vlerë mbi 50 milionë euro duhet të ishte prodhuar nga sasia e prokuruar e pararendësit. Në aksion janë privuar nga liria dy persona si pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar, ndërsa po merren masa dhe aktivitete për arrestimin e personave të tjerë. Ky aksion dëshmon edhe një herë përkushtimin e MPB-së për luftimin e trafikut me narkotikë, ku po shënojmë rezultate të shkëlqyera dhe me të njëjtin intensitet të përkushtimit do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.