Lideri i ASH, Ziadin Sela sonte në emisionin Argument në MTV2 ka komentuar akuzat që BDI bën se gjoja ASH nuk i është përgjigjur ftesës së BDI për bashkëpunim në zgjedhjet presidenciale.

“Po të ishte e sinqertë ajo ofertë duhet të bëhej në tryezën e partive politike shqiptare e jo duke hyrë në makinë nga dera”, theksoi lideri i ASH-së Ziadin Sela.