Lideri i ASH-së Ziadin Sela sonte në Click plus Tv 21 ka akuzuar kreun e BDI që nuk ka reaguar atëherë kur shqiptarët në rastin Monstra u emëruan terrorist vetëm pse në shtëpi kanë pasur librin e shenjtë Kuranin.

Ndërsa tani kur janë në pyetje huliganët maqedonas që sulmuan në kuvend natën e 27 prillit Ali Ahmeti deklaron se është e rëndë kualifikimi si vepër teroriste, gjë që nuk e kishte bërë në rasti Monstra, ka deklaruar kryetari i ASH, Ziadin Sela në Click Plus 21.