Një nga udhëheqësit e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka sqaruar se çfarë mund të bëjnë shqiptarët me mandatet e fituara në zgjedhjet e fundit dhe cili duhet të jetë pozicioni i tyre në këtë situatë.
 
Ja se çka shkruan Sela:
“Zgjidhni përgjigjen më të drejtë:
a) 50+10=60= qeveri teknike dhe zgjedhje tjera
b) 50+5+3=58= sbejne pune dhe perseri qeveri teknike dhe zgjedhje te reja.
c) 50+5+3+2= 60=qeveri teknike dhe zgjedhje tjera. d) 50+10+2=62= qeveri e brishte dhe avaz i vjeter dhe i pare. e) 50+10+3=63= nuk ndodh pa u plotesuar kushtet(lexo ne piken me poshte)
f) 50+10+5+3+2= 70= kushtezim numrit 50 per formim qeverie= gjuhe shqipe te barabarte me gjuhen maqedone, buxhet i drejte, decentralizim te mirfillte, zgjidhje e proceseve te montuara politike…
P.S. Un zgjodha f). Nqs dikush ka zgjidhje tjeter te shendosh, per nje te ardhme me te mire tonen le ta propozoj. Por mos harroni se ne fund te fundit demokracia eshte numra dhe politika eshte veprim konkret dhe jo “pallavra” dhe fjale boshe qe na mban ne vend numero. Aty ku ishim dje dhe ku jemi edhe sot.”, thekson në postimin e tij kreu i LR-PDSH.