Zgjedhjet në Maqedoni po afrojnë. Ato edhe njëherë e vejnë në sprovë funksionalitetin e brishtë të shtetit ku mbahen. Nisur nga fakti se në Zvicër jeton një komunitet i madh i qytetarëve të Maqedonisë, albinfo.ch, duke realizuar edhe misionin e saj në përafrimin e diasporës me vendet e prejardhjes, organizon një debat me diasporën shqiptare të Maqedonisë në Zvicër.

Tema e debatit është: “Maqedonia në prag të zgjedhjeve: Ndryshimet, iluzion apo realitet?

Në këtë debat do të marrin pjesë politikanët nga Maqedonia: Zoran Zaev, kryetar i SDSM-së opozitare dhe njëherësh kryetar i Strumicës dhe Zijadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma PDSH, po ashtu kryetar i Strugës. Moderimi do të bëhet nga Andreas Gross, ish deputet nacional i Zvicrës dhe specialist i demokracisë konsensuale dhe Dr. Bashkim Iseni, politolog dhe drejtor i platformës albinfo.ch.

Me qëllim që diaspora të ketë elemente informimi që do ta ndihmojnë ta përcaktojë votën e saj, debati do të orientohet kryesisht në 3 boshte: Ku qëndron problemi i Maqedonisë, si në planin e krizës së legjitimitetit të udhëheqësisë si dhe krizave ndëretnike që riciklohen periodikisht?

Si mendohet konkretisht të sillen ndryshimet e premtuara që demokracia, pavarësia e gjyqësorit, por edhe përgjegjësia politike të vihen në shërbim të qytetarëve të vendit? Sa këto ambicie dhe premtime reflektohen konkretisht në komunat që këta liderë i udhëheqin?

Sa opozita maqedonase, por edhe ajo shqiptare, do t’u përkushtohen seriozisht zgjidhjes serioze të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe atë sikurse për nga ana e të drejtave të tyre kolektive politike (sidomos çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe dhe krijimit të institucioneve politike që reflektojnë realitetin multietnik të saj?

Cilën rrugë do ta ndjekë Maqedonia sa i përket orientimeve strategjike globale? Sa ky vend do të arrijë të rreshtohet në frymën dhe rrugën evropiane? Sa vendet perëndimore janë duke e ndihmuar ndryshimin e mënyrës së udhëheqjes së këtij vendi?

Debati mbahet ditën e E DIEL, 13 NËNTOR • ORA 15.00-17.00 • BERNË, HOTEL BERN; ADRESA: ZEUGHAUSGASSE 9 • 3011 BERN

img_20161030_083923

http://www.albinfo.ch/albinfo-ch-organizon-debat-ne-prag-te-zgjedhjeve-ne-maqedoni/