Në organizim të platformës albinfo.ch në Bern të Zvicrës është mbajtur një debat me pjesëmarrjen e dy politikanëve të lartë opozitarë, njëherit përfaqësues të dy etnive kryesore në Maqedoni Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Zoran Zaev nga LSDM . Temë e debatit ishte kriza aktuale politike në maqedoni, zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen me 11 dhjetor si dhe e ardhmja e këtij vendi.

 

zs2

Në paraqitjen e tij z. Ziadin Sela tha se situata në Maqedoni është e paqëndrueshme sa i përket pozicionit të shqiptarëve. Dhe, jo vetëm nga marrëveshja e Ohrit por që nga viti 1912. Që atëherë në rend dite ka qenë spastrimi etnik i shqiptarëve nga Maqedonia. Ky , pra është shkaku që ne jemi kaq shumë jashtë vendit. Pastrim etnik më i rrezikshëm është ky i formës ekonomike ku lihen shqiptarët pa perspektivë ekonomike, duke stimuluar kaosin politik, të rinjtë duke i bëre pa shpresë dhe duke stimuluar elemente kriminel në vend.

Gjatë gjithë kësaj kohe përfaqësuesit e dy popujve kanë aktruar se gjoja e kanë gjetur zgjidhjen, që në fakt asnjëherë nuk është gjetur, ka thënë Sela. Ai ka shprehur kënaqësinë që së paku tash, para zgjedhjeve nga blloku maqedonas kemi gatishmëri për t`i zgjidhur këto probleme. Por jo në kuadër të marrëveshjes kornizë të Ohrit sepse ajo e ka pasur gjithë kohën e duhur për tu realizuar. Ajo është e tejkaluar. Simbolika e bashkëbisedimit të sotëm tregon se ne jemi të hapur për të biseduar por edhe për të mos pranuar të flasim si një pakicë kur ne si shqiptarë kemi së paku rreth një të tretën në Maqedoni”, ka theksuar Sela.

zzEdhe Zoran Zaev gjatë këtij debati ka  shpalosur qëndrimin e tij të njohur kundër regjimit, siç i është referuar ai gjatë gjithë kohës partive në pushtet. Maqedonia pavarësisht nga përkatësia nacionale, religjioze e politike duhet të jetë e bashkuar për ta nxjerrë nga qeverisja këtë regjim. Këtu jemi të bashkuar dhe unë si përfaqësues i komponentit politik maqedonas flas ne një tubim ku shumicën e përbëjnë shqiptarët. Jam i pari nga politikanet maqedonas që jam angazhuar për barazi dhe unitet me gjithë rrezikun qe kjo mund të më humbë votat e atyre që nuk e besojnë këtë mundësi barazie. Unë i kam hapur këto tema pavarësisht se kush preket dhe këtë e bëra për  të mirën e Maqedonisë. Besoj se kjo Maqedoni mund te synojë të bëhet një Zvicër e bashkuar dhe e barabarte për të gjithë. Kur i publikova ”bombat” e pash se paratë janë vjedhur nga te dyja kampet etnike, si maqedonase edhe shqiptare, pavarësisht nga ajo se çfarë përqindje bëjnë ata në popullatë. Një sistem mafioz pavarësisht nga përkatësia etnike është ai që përfiton.

Paratë kanë shkuar ne monumente, në muze te cilat në vend se të bashkojnë, e bëjnë ndarjen e vendit. Dhe jo vetëm kaq: ato na prishin edhe me fqinjët tanë Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bullgarinë. Nuk mund te jemi të mirë vetëm ne, maqedonasit ndërsa të gjithë të tjerët të këqij. Prandaj tash është koha që t`i themi stop, të bashkuar këtij regjimi. Më tërheqin vërejtjen se kjo e dëmton Zaevin. Unë e di këtë por e kundërta i kushton më shumë Maqedonisë”. Ai ka thënë më tutje se është anakronike sot të bëhen licitime se cili është më i madh: Aleksandri i Madh apo Skënderbeu në fund fare Zaev nën presionin e Selës pranoj se ai ishte i gatshëm të shkoj edhe përtej marrëveshjes së Ohrit!

krosPjesë e këtij debati ishin edhe kryetari i bordit të platformës Albinfo.ch , politikani i njohur zviceran, ish deputet nacional dhe i Këshillit të Evropës, dr. Andreas Gross i cili u prezantua si një mik dhe njohës i shquar i Maqedonisë dhe i shqiptarëve. Ai në paraqitjen e tij tha :

Në 10 vitet e fundit Maqedonia është ndarë dhe dezintegruar më shumë se kurrë më parë. Kemi dezintegrim të madh në mes të politikanëve dhe qytetarëve. Politikanët nuk kane qasje në shoqëri, kjo është një katastrofë që tregon se demokracia nuk po funksionon. Nëse këto procese nuk përfundojnë, ne mund t`i themi lamtumirë ekzistimit te Maqedonisë.

Duhet ta hapni shtetin ndaj opozitës dhe te shpërndani pushtetin në mes etnive dhe me opozitën. Pika kryesore është ndarja e fuqisë me te gjithë. Duhet të ndryshojmë kushtetutën. Për ta ndryshuar këtë duhet të zgjidhim problemin e gjuhës dhe te mos themi maqedonasit, shqiptarët por shqiptarë e Maqedonisë, maqedonasit e Maqedonisë. Dy gjuhët të jene njësoj gjuhë zyrtare që të mund të përdoren në të gjitha regjionet e vendit në mënyre të barabartë, sikur në Zvicër. Te ne edhe emrat e rrugëve janë në dy gjuhë, kështu duhet të jenë edhe në Maqedoni. Maqedonasit të mësojnë shqip dhe shqiptarët maqedonisht. Të garantohet e drejta lokale por marrëveshja e Ohrit tashmë është e tejkaluar, ka sugjeruar Gross.

Debati pastaj është bartur te publiku, i cili ka shtruar një sërë pyetjesh drejtuar panelistëve, kryesisht Zaevit dhe Selës. Një numër i këtyre pyetjeve përçonte shqetësimin legjitim të shqiptarëve nga Maqedonia, mërgimtarë në Zvicër, për “mashtrimin e radhës” të elektoratit shqiptar ose për humbjen që i kanoset atij në rast të një ndarjeje të mëtejme etj. Kishte pyetje edhe nëse do të ishte më mirë që diaspora t`i bojkotonte fare zgjedhjet, pasi që, është bindje e përgjithshme, se me këto vota manipulohet në qendrat e votimit dhe të numërimit të votave.

© fol.mk