EDITORIAL

Një ditë pasi kryeministri Zaev, nëpërmjet konferencës së shtypit, paralajmëroi mundësin e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve parlamentare, pas dështimit të dytë të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, rrufeshëm u aktivizuan “megafonët” e BDI-së, me retorikën e tyre tashmë të njohur: “Sela asnjëherë nuk do të jetë fitues ndaj Ali Ahmetit, nëse nuk bashkëpunon me “seriozitet” me BESË-n e Kasamit”. Poashtu, ata shkuan edhe më larg duke porositur Selën se nëse eventualisht tenton që të bashkëpunojë me Alternativën e Gashit, humb të drejtën e të qenit kritikues i qeverisë, pasi Gashi me Alternativën e tij kanë qenë pjesë e qeverisë, që Sela vazhdimisht e paska kritikuar.

Pra, nëpermjet kësaj porosie bëhet lehtë i lexueshëm qëllimi i porositësve të këtij skenari, që njëherit reflekton “Frikë” në BDI, nga bashkëpunimi eventual i Selës me Gashin në njësinë zgjedhore 1 dhe 2, si dhe me Kasamin në njësinë zgjedhore 5 dhe 6, ku sigurisht rezultati do të ishte katastrofal për BDI-në dhe përfundimisht do të rrënonte sundimin gati dy dekadësh të tyre.

Në këtë frymë, të paraqitjes së sotme të “megafonëve” të lartpërmendur, që nga fillimi i verës BDI, nëpërmjet formave të ndryshme, duke përdorur edhe strukturat e BDI-së në sistem, vazhdimisht janë përkujdesur që të realizojnë skenarë, që për qëllim me çdo kusht kanë të pamundësojnë bashkëpunimin eventual të Selës, me dy krahët e Lëvizjes BESA, që edhe ia arritën ta përçajnë , ngjashëm siç përçanë RDK-në.

Jo rastësisht, loja me “gjoja” arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Besa, në opinion sikur krijon përshtypjen të jetë një lojë e orkestruar mirë nga struktura të BDI-së, pse jo edhe në koordinim me krerët e Lëvizjes BESA.
Skenarët e tillë, tashmë janë të njohur në këtë shtet dhe e gjithë kjo lojë bëhet me qëllim që Lëvizjes Besa si parti opozitare ti jepet një shtytje, në ngritjen e rejtingut tashmë të rrënuar, duke e paraqitur para shqiptarëve si të viktimizuar dhe të luftuar nga pushteti. Për më TEPËR, kur të gjitha sondazhet e fundit flasin për epërsi të theksuar të partisë tjetër opozitare shqiptare – Aleancës për Shqiptarët, kundrejt BDI-së.
Nëpërmjet kësaj mundohen me çdo kusht të relativizojnë fuqinë e Aleancës duke paraqitur Lëvizjen Besa si parti me mbështetje të gjerë te shqiptarët, duke ia rritur forcën artificialisht, që për qëllim të vetëm kanë për të penguar bashkëpunim eventual para zgjedhjeve ndërmjet Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, ku sigurisht në matematika e tyre të stileve UDBA-she, kanë paraparë se një bashkëpunim ndërmjet këtyre dy partive do të jetë i pamundur kur njëra palë do të kishte kërkesa vështirë të pranueshme për palën tjetër me “mendjen e rritur”, të efektit të arrestimeve qesharake të shpërndarjes së ujit dhe mos gatishmërinë e tyre për të pranuar edhe Alternativën e Gashit si pjesë e koalicionit të madh, që sigurisht se bashkë do të pensiononin politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Andaj duke parë këta skenarë të “çorbaxhijnëve” të BDI-së, Sela që edhe i është ngarkuar “barra” e sjelljes së ndryshimit te shqiptarët në Maqedoni, duhet të ketë kujdes që të mos e pi “ÇORBËN” e shërbyer nga këta “helmues” , por ta rruaj veten dhe shpresat e shqiptarëve, e të kërkoj të bashkëpunojë me të gjithë që janë të zhgënjyer nga Ali Ahmeti, duke mos përjashtuar këtu edhe Menduh Thaçin, vetëm e vetëm për të sjellur demokracinë e munguar edhe për shqiptarët./Fol/

© fol.mk