Në emisionin Click Plus në TV21 lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka deklaruar se kandidatura e Blerim Rekës na ka nderuar të gjithëve si shqiptarë, na ka dhënë mundësinë që të votojmë një shqiptar.
Dikujt mundet ti duket nacionaliste, por besoni se nuk ka asgjë me nacionalizmin.
Unë flas të drejtën dhe jam i realtë në konstatimet e mija, ky është realiteti, ndoshta dikujt i duket nacionalizëm është problem i tij.
Profesor Reka thjesht ju ka dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin.

Sela gjithashtu ka thënë se edhe BDI ende e ka shansin që të dalë me qëndrim për të mbështetur prof. Blerim Reka.