Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka theksuar se para përkrah profesorin Blerim Rekën për President. Ai përmes emisionit “Rruga Drejt” në Alsat i ka ftuar të gjithë shqiptarët për ta përkrahur Blerim Rekën për kandidat për President.

Sipas asaj që tha Sela, ASH-ja ka përkrahur Rekën, për shkakun se ai krijoi mundësi përzgjedhjeje për votuesit shqiptar, pavarësisht perceptimit që institucionet e kanë krijuar për të.

“Një nga sukseset që dua të përmend, sepse varet se në çfarë kuptimi shihet suksesi i kandidatit të pavarur, por që ka përkrahjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, është vetë fakti që ai krijon mundësi, votuesi për të zgjedhur në listë dhe të ketë zgjedhje, varësisht të përkatësisë që ai ka si individ brenda për brenda kësaj shoqërie dhe varësisht percepcionit që ia kanë krijuar institucionet këtij individi. Zgjedhjet fundi-fundit kanë të bëjnë edhe me të drejtën e qytetarit për të shpërblyer ose për të dënuar. Ne e kemi krijuar këtë mundësi, dhe jam i bindur se shqiptarët do ta kapin këtë mesazh dhe do të rreshtohen pas kandidaturës së profesorit Blerim Reka”, tha Sela.