Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela përmes një lidhje direkte në rrjetin social Facebook sqaroi të gjitha dyshimet rreth përcaktimeve të “Aleancës për shqiptarët”.

“Ne nuk jemi për të mbushur boshllëqe. Nuk do të bashkpunojmë me kriminelët, ato duhet të dalin para drejtësisë, gjuha shqipe duhet të jetë e barabartë me maqedonishten në gjithë vendin, një nga tre postet kryesore të shtetit të udhëhiqet nga shqiptarët, Prokuroria speciale të vazhdojë punën dhe të zgjedhë urgjentisht rastet e montuara politike, buxheti me prerje lokale që të mos eksploatohen shqiptarët. Votuesit tonë nuk janë pronë e jona që ne tja japim njërës apo tjetrës parti. Ne nuk do t’ju zhgënjejmë” tha Ziadin Sela

Ja video e plotë: