Në pyetjen e gazetarëve si e komenton mos pjesëmarrjen në takim të Lëvizjes BESA dhe PDSH, Ziadin Sela deklaroi se: Liderët që nuk janë të interesuar për pjesëmarrje në Tryezën e partive politike parlamentare shqiptare mos të flasin nëpër studiot televizive për kërkesa dhe kushte, por të vijnë dhe të njëjtat ti parashtrojnë në takimin e liderëve. Jemi shumë të interesuar që kjo Tryezë të funksionojë dhe këtë ta bëjmë bashkë”.

Më tej Sela sqaroi se “Tryeza e partive politike shqiptare nuk është tryezë e kombinatorikave qeveritare, por është mekanizëm që duhet të realizojë kushtet të cilat janë në interes strategjik i shqiptarëve. Partitë nënshkruese të saj duhet brenda 3 ditëve të delegojnë nga 2 përfaqësues të cilët do të kujdesen që Tryeza të ketë rregulloren e punës së saj”.