Rinia e Gostivarit, i përgjigjet masovikisht ftesës së LR-PDSH-së
Mbrëmë u mbajt Kuvendi i zgjedhjes së strukturave të rinisë në degën e Gostivarit të LR-PDSH-së. Salla e pallatit të kulturës të Gostivarit ishte e vogël për ti nxënë të rinjtë që ishin përgjugjur masovikisht ftesës së LR PDSH për konsolidimin e strukturave të rinisë. Kryetar i Rinisë për degën e Gostivarit të LR PDSH me shumicë votash u zgjodh Muhamed Sallai. Më pas të pranishmëve ju drejtua Kryetari i Degës së LR PDSH Jeton Selimi, i cili në emër të Degës së Gostivarit të LRPDSH i opozitës maqedonasefalenderoj rinistët e Gostivarit që për përkrahjen e pa reserve që po i japin LRPDSH-së njëkohësisht shprehi brengën e tij edhe për shumë të rinjë që po largohen dita e ditës nga Gostivari, për një jetë më të mirë në perendi. Ai më tej shtoj se ne si Lëvizje e gjeneratës së rë, do të bëjmë çmos që të rinjët e Gostivarit tu ngjallim shpresën për një ardhmëri më të sigurtë në qytetin e tyre dhe akuzoj pushtetin dhe BDI se ajo është fajtore që të rinjët po e boshatisin Gostivarin.
Me pas fjalën e mori Sekretari Gjeneral i LR PDSH, dr Arben Taravari, i cili njëherit është edhe forca më autoritative e këtij qytetit, njëherit është edhe shpresa e ndryshimit të madh, ai më tej shtoj: Nga Këtu ju jap një porosi BDI-së: se revolucioni politik i LR-PDSH fillon nga Gostivari dhe pikërisht nga këtu ne do ju fitojmë. Gostivari ka qenë promotore e shumë lëvizjeve kombëtare, pikërisht shumë nga ishim në këtë sallë kur themeluam PPDSH-në, sonte përsëri jemi pothuajse të njejtët që po i konsolidojmë LR-PDSH së. Fitorja e LR-PDSH së fillon nga Gostivari dhe pikëisht humbja e BDI fillon nga Gostivari, dekaroi sekretari general dr. Arben Taravari.
Në fund Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela pasi i përshëndeti dhe i falenderoj rinistët e Gostivarit ai tha: se vetëm për një javë kemi arritur të tubojmë me qindra, dhe mijëra të rinjë në cdo qytet të cilët i përgjigjen ftesës për organizimin e kuvendeve. Ai me tej ju tha të rinjëve se të gjithë bashkarisht duhet të japim kontribut që ta ndërtojmë ardhmërinë. Fjala ardhëmri, asocon me rini dhe kur nuk kemi ardh këtu dhe tju themi se do tju bëjmë me BESË pasi që ne mirë e dimë se shqiptarët kanë besë dhe ska nevojë që subjektet politike ti bëjnë me BESË. Në vijmë këtu që të marim besë prej jush. Na jepni besën dhe besimin në mënyrë që në mënyrë të dinjitetshme ti përfaqësojmë shqiptarët ashtu sic duhet përfaqësuar. Ai më tej shtoi se të gjithë ne e kemi ditur se do të përballemi me të gjithë sulmet, shpifjet nga më të ndryshmet, e dinim se do t përballemi me BDI dhe PDSH, por se do të përballemi me një pjesë tjetër që I thot vehtes parti opozitare që cfar ska shpifur ndaj nesh vetëm për të na dëmtuar dhe për të na anatemuar neve dhe pas kësaj silleshin sikur nuk ka ndodhur gje duke I shkrire aktivitetet e forumeve të partive të tyre, megjithate ne të gjithë këtyre shpifjeve jemi përgjigjur me bshkëpunim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit. Në edhe më tutje do të vazhdojmë ta shtrime dorën e bashkëpunimit sepse ne bashkëpunimin opozitar dhe fitoren e popullit shqiptarë këtu në Maqedoni e kemi me gjith mend dhe nuk e kemi lojë politike për të bërë ca deputetë meë tepër që ti kemi në parlament. Ai me tepër shtoi se në nuk na duhet vetëm vota e shqiptarëve porn a duhet bekimi I tyre që të flasim në emër të shqiptarëve, ne duam që të gjithë shqiptarët ti bëjmë fitimtarë. Këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe për ate jemi bërë bashkë në Aleancën e shqiptarëve së bashku me RDK dhe Unitetin dhe dita e ditës kjo aleance shtohet me opozitarët e vërtetë që janë shqiptarët që jetojnë këtu në Republikën e Maqedonisë.

gv1 gv2 gv4gv3 gv7

© fol.mk