Duke folur për kulturën, kujdesin dhe investimet që duhet t’i kushtojnë kulturës, Sela vlerësoi rolin e dy ministrave të AlternAtivA-s në dikasterin e Kulturës, por kritikoi BDl-në se atëherë kur ishte më e fuqishme mbështeste më shumë luanin e VMRO-së, se sa shqiponjën.

“Unë jam habitur me pafuqinë e kësaj BDl-je e cila 18 vite ka pas pushtet absolut, dhe kur ka qenë më e fortë, më tepër ka mbrojtur luanin se sa ka mbrojt shqiponjën. I kishte 20 deputetë për ato ndryshimet kushtetuese, dhe unë habitem se pse ka toleruar një gjë të tillë me zero denarë investime në komunat me shumicë shqiptare. Këto janë tendenca që ne të pësojmë devijime identitare si shqiptarë”, tha Sela.