Sonte Aleanca për Shqiptarët mbajti takim me qytetarët në Komunën e Bërvenicës, ku të pranishëm ishin nënkryetarja, njëherit edhe shefe e shtabit, Bujare Abazi, nënkryetari Vullnet Ferati dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lideri i ASH, Ziadin Sela ju bëri thirrje qytetarëve që me 30 Shtator të dalin të votojnë sa më masovikisht për NATO dhe BE, që të kthejnë idealet, të kthejnë shpresën, të krijojnë mundësi veprimi të lirë demokratik, njofton Fol.

“30 Shtatori është edhe dita kur ne duhet ti shprehim mirënjohje të thellë këtyre vendeve mike dhe ta japim mesazhin që ne do të vazhdojmë te Aleanca akoma më tepër. Unë si një ndër kryetarët e subjekteve politike që veprojnë këtu në Maqedoni shqiptare dhe tani me kënaqësi po them që si subjekt politik që kemi ecur dhe jemi aty te subjektet e mëdhaja politike për një periudhë kaq të shkurtër kohore do të kisha dashur që me 30 shtator shqiptarët të dalin sa më masovikisht. Të dalim dhe të votojmë të gjithë një për një sa më masovikisht për antarësimin e vendit në NATO dhe BE. Njësoj siç i pritëm në vitin 1999 me lot dhe gëzim, me po të njejtin gëzim ne duhet përsëri ti presim nga 30 Shtatori e tutje NATO-n dhe BE mrenda rradhëve tona këtu. Kjo është paqja, stabiliteti, zhvillimi ekonomik i cili na pret, rritja e mirëqenies ekonomike dhe sot akti i lartë patriotik dhe kombëtarë është të ndalim rininë nga migrimi. Tmerruese janë shifrat të cilat i shofim gjithësecili në vendin e tij. Sot fatkeqësisht kemi më pak nxënës se sa kishim dje. Unë kam shqetësimin dhe hallin se do të kemi më pak nxënës se sa kemi sot dhe prandaj antarësimi i vendit në NATO është një formë që ta mbajmë rininë këtu po jo vetëm. 30 Shtatori është një element shumë i rëndësishëm për duhet thënë edhe kjo as nuk nis dhe as nuk përfundon gjithçka më 30 shtator. Të kthejmë idealet, të kthejmë shpresën, të krijojmë mundësi veprimi më të lirë demokratike, të krijojmë mundësi për mendim më të lirë demokratik dhe për shprehje më të lirë të vullnetit tonë dhe kjo mundësi na krijohet më 30 Shtator”– deklaroi Sela./Fol/