Kryetari i Lëvizjes për Reforma  Ziadin Sela në emisionin Ballë për Ballë në   Klan Kosova flet për situatën politike në Maqedoni

 

Klan Kosova: Duke marrë si shkas njoftimet  në media se jeni kërcënuar, doja të ju pyes kush ju ka kërcënuar?

Këtë duhet ta thonë institucionet e shtetit të cilat  janë të obliguara për të mbrojtur jetën e qytetarit, nga ana tjetër unë e di se për kë jam kërcënim. Jam kërcënim për kët lloj politikbërrje e cila në gjithë këto vite ka pasur për qëllim  vetëm të marr  mandat nga  shqiptarët dhe nga ana tjetër cdo ditë e më tepër shqiptarëve tju  nxinë dhe të ju  bën të padueueshme jetën, sa që cdo ditë shohim se tek i lëshojnë shtëpitë e tyre. Jam kërcënim për këto lloj politikbërje të mendësisë së vjetër e cila shumë lehtë mbas si vendoset në kolltuqet qeveritare shumë lehtë harrojnë problemet me të cilat përballet shqiptari i thjeshtë  dhe i zakonshëm atje.

 Klan Kosova:A më shumë jeni kërcënim për palën shqiptare apo maqedonase?

Mendoj për sistemin në tërësi sepse nuk mund të ndahen dy palë sepse deri tani kanë funksionuar një dhe një. E vetmja ka qenë një sistem sic patëm rastin ta dëgjojmë edhe nga përgjimet që u shpalosën nga ana e liderit të opozitës maqedonase. Psh rasti Sopotit  kur ministri i punëve të brendshme flet me shefin e shërbimit sekret për një rast i cili është i montuar në kohën kur në pushtet ishte LSDM-ja , dhe nga ana tjetër janë funksionarët e VMRO-së janë ata po të njëjtit që e mbrojnë këtë sistem i cili u monton raste të motuara  politike shqiptarëve atje.

Klan Kosova : sa serioz është kërcënimi?

Unë mendoj se nuk është ndërmarë asgjë deri më tani, ndërsa nga ana tjetër unë nuk mund të flas për seriozitetin e kërcënimeve sepse prej kur i kam hyjë kësaj rruge , e kam vendosë që do ti shkojë deri në fund dhe vetë fakti që kam tejkaluar vetveten dhe personalen time, nuk dua as të mendojë për gjëra të tilla sepse pasi për një gjë jam i sigurtë se këto nuk do të na e ndalin rrugën që e kemi nisur ne si koncept politik , që të sjellim një ndryshim për shqiptarët

Klan kosova:  Cila është kjo rruga e këtij kocepti politik? Mos ndarrja nga PDSH-ja

 Jo zgjodhi PDSH-ja këtë rrugë që të mos e reformoj veteveten, pakashumë ne i kemi bë një shtesë emrit për efekt regjistrimi, realisht ne kemi arritur të reformojmë dhe të marrim si përkrahje, mbi 70 përqind të antarësisë së vjetër të PDSH-së. Duke llogaritur këtu që  edhe një pjesë e madhe patë paralajmeruar atëhere se reforma brenda PDSH-së është edhe reformë brenda shoqërisë  shqiptare  në maqedoni. Ne e kemi bë reformën dhe ngeli i pareformuar vetëm kryetari i PDSH-së  z Menduh Thaci dhe një grup i vogël i njerëzve që i mban reth tij dhe që jam i sigurtë që i ka shantazhuar dhe ky është shkak pse ende rinë aty. Cili është synimi ynë ?. Ne duam të unifikojmë edhe qëndrimet e partive politike shqiptare, jo vetëm si një subjekt  politik  sic përmendet shpesh, ne nuk pretendojmë që të kthejm monizmin në shoqërinë shqiptare në maqedoni, por ne mund të kemi disa pika strategjike të përbashkëta për të cilat Lëvizja për Reforma dhe unë si kryetarë i saj punojmë në mënyrë që të marrim legjitimitetin, legjitimitet të cilin nuk do ta shfrytëzojm për tu bërë pjesë e qeverisë shpejt e shpejtë qoftë me LSDM-në  ose VMRO-në , por legjitimitet që do ta shfrytëzojm për ti ulë në tryezë të përbashkët të bisedimeve lideret e partive politike të cilët do të kenë deputet në parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë. Faktikisht i kemi hyrë një reforme që pastaj të marrim forcën e nevojshmë që është legjitimiteti nga populli në mënyrë që partitë politike shqiptare ti ulim me një tryez me shqiptarët dhe për shqiptarët dhe jo në një tryezë për qeverinë ose platformën e VMRO-së ose LSDM-së dhe kundër shqiptarëve.

Klan Kosova:Si mund që një parti  që ndahet nga një subjkt politik si mund të unifikojë të tjerët?

Është e mundshme , tashmë ka kohë që flitet, ne vecmë kemi treguar kemi bërë një aleancë me RDK-në të hapur për të gjitha subjektet tjera politike të cilat janë opozitare. Kemi bërë edhe oferta publike jo duke i nëncmuar dhe duke i trajtuar si të vegjël sepse mendoj se madhështia është te barabarësia dhe këtë kemi ofruar publikishtë edhe për disa lëvizje tjera politike të cilat nuk e kanë pa të arsyeshmë të bëhen pjesë e kësaj iniciative, por bashkim opozitarë ka dhe ky bashkim opozitarë quhet Aleanca për Shqiptarët.

Klan Kosova: Krahasuar me BDI-në si qëndroni ,  mund  të fitoni?

Vetë fakti që BDI që i referohesh shpejton që shpejt e shpejtë pa u plotësuar standardet e marrëveshje së Przhinës të shkoj në zgjedhje dhe duke lënë hapsirë që kështu të bojkotohen nga opozita në mënyrë që ti manipuloj zgjedhjet, tregon që ne jemi konkurent për të marrë legjitimitet për të fituar në zgjedhje BDI-në, nga ana tjetër kjo fitore do të jetë edhe fitore e shqiptarëve pa marrë parasysh përkatësin politike të cilës i përkasin ato.  

Klan Kosova:Po sa i përket PDSH-së se llogaritni fare?

Do të ishte e pakuptimtë sikur ne të konkuronim në skenën politike vetëm për tu bërë opozitë. Këtë luftë e bën Menduh Thaci dhe ne nuk e kemi të nevojshme ta bëjmë një gjë të tillë, ne synojmë të legjitimojmë platformën tonë politike në mënyrë që në këtë formë platforma jonë politike të bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore.Pa këto ndryshime Aleanca për shqiptarët nuk do të bëhët pjesë e qeverisë

Për më tepër ndiq videon nga minuita 32