BDI Në vitin 2001 erdhën dhe kërkuan djemt dhe vajzat më të mira të shqiptarëve për të luftuar dhe për ta sjellur lirinë dhe shqiptarët ua dhanë, kërkuan para prej shqiptarëve në diasporë dhe këtu sepse lufta bëhet me para ta sjellë lirinë, shqiptarët edhe paratë ua dhanë. Pastaj mbaroi lufta dhe thanë se nuk e sollëm lirinë por të drejtat. 14 Vite me rradhë shqiptarët ua dhanë votën. Tani atyre njerëzve duhet tu kthehet shpina dhe të shkojnë nga andej ka kanë ardhë. Prandaj turp na qoftë në qoftëse edhe kësaj rradhe vine dhe na mashtrojnë. Imagjinonojnë institucione që do ta bëje gjuhën shqipe zyrtare. A e dini kur do të bëhët gjuha shqipe zyrtare kur vota juaj do jetë kundër BDI, që vota Juaj ta dënojë BDI dh eta cojë në opozitë. Nëse ne të gjithë duam që e nesërmja të jetë si dje ose si sot atëhere votoni BDI-në. Por në qoftëse duam të jetë ndryshe kjo e nesërme duhet të gjithë të mobilizohemi dhe të punojmë së bashku për të bërë ndryshimin.

© fol.mk