Në pyetjen e emisionit debativ inbox pranë TV LAJM se a do të ndodh një takim tjetër I liderëve në një tryezë të përbashkët në Shkup?
 
Ziadin Sela u përgjigj: Ja po e them publikisht se nuk kam dashur ta prish rradhën, megjithëse këtë çështje e kanë konsumuar ka pas kohë BDI-ja për të thirrur takimin, poashtu ka pas edhe Lëvizja BESA kohë për ta thirrur takimin të cilin vetë edhe ua kam kërkuar në momentin që ishim tek Lëvizja BESA që ata e kanë rradhën që ta thërrasin takimin , dhe ja po e them publikisht, se unë do të marr iniciativë që shumë shpejt ta thëras takimin për tryezën e përbashkët të liderëve politik.
Unë nuk kam komplekse, meqë edhe ashtu e përfshin rotacioni vetëm se zdua të jap aspak kontribut që të prishet tryeza dhe ti jap shkas dikujt të thot se unë dola nga deklarata e përbashkët. Deklarata politike edhe mund të ndryshohet por duhet të jetë publike për opinionin dhe patjetër që tryeza e përbashkët e partive politike shqiptare duhet të funksionojë.
 
Nuk kam asnjë kompleks për të komunikuar dhe për ti takuar liderët politik shqiptar, ashtu sic takova Ali Ahmetin, poashtu i shkova shkova liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit në zyrë.
 
Për cka I shkoj unë atij në zyrë? Se kishte një eksponent aty në zyrë i cili tha ku e gjen guximin? I thash se guximin e gjej të fëmijët e Juaj dhe të mitë, te nipërit dhe mbesat tona se cfarë të ardhme do tju lëjm atyre, dhe jam i gatshëm të shkoj të çdo subjekt të trokas në derë derisa ka akcione që janë votat e shqiptarëve dhe që shqiptarët i votojnë.