Nuk kanë pse shqiptarët të votojnë dhe tju besojnë përallave të Ali Ahmetit. Ai del dhe thot do ta bëjmë atë do ta bëjmë këtë? Shtrohet pyetja pse nuk e bëri deri tani ka patur kohë 14 vite dhe ka patur vullnetin dhe votat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duhet ta harojnë mënyrat se si flitnin funksionarët e BDI-së mes vete edhe pse ajo është çështje tjetër në raport me fjalorin ofendues të zyrtarëve te VMRO-së apo siç thoshte ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska për shqiptarët se janë indijanci dhe Ali Ahmeti e dëgjon dhe përsëri shkon dhe i jep votën në Parlament të njëjtës, dhe vazhdoi të jetë pjesë e qeverisë pa mos kërkuar asnjëhere përgjegjësi apo falje publike për ofendimet e bëra, duke i dhënë mundësi Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mihajkovit të montojnë një process sic ishte rasti në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe ato shtëpi u dogjën pikërisht se janë shtëpi të shqiptarëve dhe ata fëmijë të traumatizuar ishin shqiptar . Shtrohet pyetja nëqoftëse do të kishte ndonjë grup të armatosur në ndonje lagje të maqedonasve do të ndodhte kjo që ndodhi në Kumanove? Kurrë deklaroi Sela.