Qeveria që propozohet sot e ka humbur legjitimitetin, mbi të gjitha i mandatuari nuk ka shkuar në zgjedhje dhe si i tillë nuk ka legjitimitet dhe ai që ka qenë kryeministër ka dhënë dorëheqjen dhe legjitimitetin e shpenzuan ai dhe BDI pas zgjedhjeve lokale, tha deputeti i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela gjatë debatit të sontëm për qeverinë e re.
“Përveç LSDM-së dhe BDI-së, subjekti i tretë politik që e humbi legjitimitetin është edhe Alternativa, të cilat deri dje ishin në koalicion me Aleancën e Shqiptarëve dhe tani i janë dorëzuar BDI-së”, shtoi Sela.
Pas dy ditësh debat në kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në mesnatë duhet të votohet qeveria e re me kryeministër Dimitar Kovaçevski, si pasardhës i Zaevit.