Në emisionin ZigZag të televizionit ART, Kryetari i LR-PDSH-së komentoi shkeljet ligjore dhe kushtetuese të Gjorgje Ivanov. Sela tha se: “Maqedonia është shtet parlamentar dhe jo shtet presidencial. Presidenti nuk mund të sillet sikur qëndron mbi Ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe për këto shkelje ai do të nxirret përpara përgjegjësisë një ditë”.

Nuk ka përse frikësohet Ivanovi për karakterin unitar të shtetit, ai e di shumë mirë që s’bëhet fjalë për këtë, por duan të manipulojnë masat duke bërë kampanjë kundër shqiptarëve. Prandaj subjektet politike shqiptare duhet të qëndrojnë bashkë dhe të ia bëjnë me dije atyre partive maqedonase që nuk mund të marrësh vota duke bërë thirje kundër kufizimit të të drejtave një etniteti tjetër./Fol.mk/

©FOL