Drejtuesit e Koalicionit “Rilindje me Besë” propozojnë formimin e qeverisë teknike si zgjidhje kalimtare në periudhën pas-zgjedhore.

 

Por, për liderin e LR-PDSH-së Zijadin Sela, propozimi i Lëvizjes “Besa”, është jo serioz. Qëndrimi i tij për qeverinë e re është i përafërt me atë të BDI-së, për bashkimin e partive shqiptare rreth një platforme.

“Ky është një qëndrim shumë infantil, fëmijërorë do të thoja, aspak politik. Sepse qeveria teknike aspak nuk do të zgjidhte dhe problemet të cilët i kanë shqiptarët, meqë vlerësojmë që kemi marrë vota në emër të shqiptarëve.

Qeveria teknike do të bënte organizimin e zgjedhjeve tjera, ndërkohë që tash edhe pse janë humbur një pjesë e deputetësh shqiptarë. Ka një moment ndoshta historik për shqiptarët sepse ka një barazi të përafërt mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe ata që bëjnë ndryshimet janë subjektet politike shqiptare”, ka thënë lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, njofton Alsat-M.