Deklarata e përbashkët e nënshkruar subjekteve  politike shqiptare  nuk është taktizim është shprehur Ziadin Sela  sonte në Click plus të tv 21. Ai ndër të tjera  tha: ” Sigurisht se kishte vështirësi, ka pasë edhe debat në lidhje me deklaratën, ka pasë miqë dhe dashamir që më kanë bërë sugjerime, unë kam dhe pakënaqësi nga kjo deklaratë por e kam parasysh që jam në opozitë dhe s’kemi numra, nuk e kemi marr verdiktin e popullit.. Ne si shqiptarë nuk kemi çka humbim.” Eshtë një fillim i mbarë, një politikbërje e re e shqiptarëve në Maqedoni, tha Sela në Click.
“Kushtet tona janë të arsyeshme, ne nuk duam t’ju marrim diçka maqedonasve, por ne themi që tatimet tona që i paguajmë në Tetove t’i leni gjysmat në Tetovës, paratë tona t’i lishojnë në shkollat tona, dhe nga ana tjetër ne i shohim paratë tona që i investojnë në projekte maqedone Shkupi 2014”.
“Shqiptarët kur do të jenë të fortë në institucione, do të jenë të fortë dhe të barabartë me maqedonasit”, theksoi Sela.
Ai veçon se shqiptarët nuk janë të interesuar për krizë etnike dhe se nuk duhet të marrin fajin e atyre që na mbajnë të nënshtruar e të shtypur.
“Si pasojë e këtyre krizave shqiptarët kanë lëshuar vendin. Mjaftë më! Çdo here kur ka ardhur koha të zgjidhen problemet e shqiptarëve prodhohen kriza”, tha Sela.
Ai kujton se Gruevski duhet të del dhe të kërkojë falje publik duke shtuar se gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedonase.
“Qeveria që do të vjen tani, do të duhet të bëjë edhe një ligj se kush me kë duhet të hyjë në Qeveri”, ka shtuar më tej Sela.
Sela mendon se një Qeveri ideale do të ishte një Qeveri e zgjeruar që në afat prej dy vjetëve do të bënte ndryshimet kushtetuese dhe do të votohej ligji për gjuhën.