Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte i ftuar në emisionin “Argument” në MTV2 duke analizuar dhe komentuar zhvillimet rreth kandidatit për president ka theksuar se shumica parlamentare në mënyrë manipulative po mashtron opinionin për gjoja gjetjen e një kandidati konsensual.

“Partnerët e koalicionit takohen kur të duan dhe ska nevoj ta bëjnë para mediumeve, por këtë e bëjnë për të tërhequr vëmendjen e opinionit se gjoja po gjejnë një kandidat të përshtatshëm për të gjithë”, deklaroi Sela.