Kryetari i LR-PDSH dhe kryesia e e kësaj partie sot kanë zhvilluar takimin me intelektualët shqiptar nga Maqedonia që veprojnë në Kosovë. Në mes shumë çështjeve që u biseduan me intelektualët ishte edhe shpalosja e platformës së LR-PDSH dhe rruga politike që do të ndjek kjo parti politike.

Kryetari Ziadin Sela sqaroi për shumë çështje kruciale me të cilat tashmë shumë vite përballen shqiptarët në Maqedoni.

Në lidhje me zzyrtarizimin apo jo të gjuhës shqipe Sela para intelektualëve sqaroi se definimi i përdorimit të gjuhës shqipe sot është po i njejti si në vitin 1920.

“Sa i përket definimit të gjuhës shqipe në legjislacionin aktual, ky definicion nuk është i ri, këtë definicion e gjejmë më 1920, në traktatin për minoritetet që mbretëria serbe nënshkruan me perendimin në lidhje me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Definicioni për gjuhën shqipe atëherë ishte i tillë: në ato vende ku ka një popullësi të konsiderueshme të popullatës që flitet gjuhë e ndryshme nga serbishtja mund të mësohet në atë gjuhë”, tha Sela.

Duke folur për këta të drejta elementare të cilat duhet ti gëzojnë shqiptarët e Maqedonisë Sela parashtroi edhe strategjinë politike të LR-PDSH.

“I ftojmë gjithë shqiptarët që të bëjmë një opozitë shumë të fortë, të fitojmë zgjedhjet, jo për të vrapuar edhe për të qenë pjesë e qeverisë, por për të bërë një krizë politike dhe për të mos u bërë pjesë e qeverisë. Precedenti i krijuar në 2006 – 2008, ku fituesi u bë pjesë e qeverisë, është një armë shumë e fortë politike në dorën tonë,e pranuar edhe nga faktori ndërkombetarë. Sepse atëherë fituesi edhe nuk hyn në qeveri pa platformë politike të tij, gjëja e parë që ne do të bëjmë në rast se e marrim legjitimitetin, edhe të një vote më tepër, ditën e parë do t’i thirrim subjektet politike të cilët do të kenë deputet në parlament, për të bërë një kshillë të përbashkët, për të caktuar ato dy ose tre prioritete të cilat do të duhen të jenë prioritetet tona të të gjithëve së bashku, dhe beteja politike le të vazhdojë. Në qoftë se i humbim zgjedhjet, gjitmonë nëse ndodh diçka e tillë, nuk do ti konkurojmë asnjë subjekti politik shqiptarë të bëhemi pjesë e qeverisë, biles përkundrazi në 100 ditëshin e parë do t’i japim përkrahje, po mendoj që të vëndojmë standarte të reja në politikën shqiptare në Maqedoni. Në qoftë se brenda 100 ditëve ata nuk zgjidhin të paktën 1 ose 2 çështje nga platforma e tyre poltike, atëherë shqiptarët do të shkojne të bllokojnë parlamentin e t’i nxjerrin jashtë nga parlameti dhe nga qeveria, dhe kërkush më të mos luajë me ndjenjat e shqiptarëve sepse demokraci nuk është vetëm të zgjedhish vetëm deputetin tënd, por demokraci quhet që ai deputet ai perfaqësues që do të perfaqësojë platformën e vet për të cilën ka ardhur dhe e ka marr votën”, tha kryetari i LR-PDSH në takimin e sotëm me intelektualët shqiptar të Maqedonisë që veprojnë në Kosovë.