Ziadin Sela votoi në vendvotimin në Livadhi-Strugë, rreth orës 11:30 ka votuar lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela.

Pas votimit ai u ndal para mediave me deklaratë: ‘’Pata mundësi sot, që të shpreh vullnetin tim. Sot është, besoj, dita kur votuesit vendosin mes të vjetrës dhe të resë. Unë vendosa për të renë. Kam fatin që të jem si pjesa më e madhe e popullit, si 99 përqind e votuesve, sepse unë sot këtu votova si gjithë qytetarët e tjerë. Në ndryshim nga kryetarët e tjerë të partive politike unë s’kam votuar për veten, por kam votuar për një aleancë. Bëj apel që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre, qetë, pa pasur frikë dhe pa presion. Në fund të fundit, ato që janë të fuqishëm sot dhe që kanë qenë cdo herë janë votuesit dhe nuk janë partitë politike dhe as shteti e as sistemi’’.