Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja BESA dhe shtabi zgjedhor i Blerim Rekës mbrëmë përmbyllën fushatën presdenciale në Tetovë. Ziadin Sela nga ky qytet dha mesazhe të forta të drejtuara ndaj tetovarëve dhe shqiptarëve.

‘Erdhëm tek shqiptarët në Tetovë ta pleqënojmë këtë muhabet. Të dashura motra dhe vllezër s’na vjen mirë kur na quajnë shërbëtorë dhe hyzmyqar. Aspak s’na vjen mirë kur ju thuan qëndroni sa ma larg aq ma mirë. Të nderuar edhe ju antarë të BDI-së dhe PDSH-së hajdeni dhe me 21 Prill votoni numrin 1.

Hajdeni dhe rreshtohuni pas Profesorit, sepse vota ndaj Profesor Rekës është respekt ndaj gjithë shqiptarëve’ – deklaroi Ziadin Sela.

Gjithashtu lideri i Aleancës për Shqiptarët dha mesazh të fuqishëm: ‘ Dilni më 21 Prill dhe tregoni rezistenc, që të drejtat e shqiptarëve ende nuk janë realizuar. Jepni mesazhin që shqiptarët kanë qenë ktu dhe do vazhdojnë të jenë këtu.