Deklarata e plotë e kryetarit Ziadin Sela pas takimit me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev:

Me të drejtë shumë prej jush pyesni veten se pse ky takim?! Nëqoftëse nga njëra anë janë bërë bashkë 3 subjekte politike dhe 3 liderë politikë , që t’i manipulojnë dhe t’i vjedhin e votat, është shumë normale që nga ana tjetër të ketë një reaksion për një bashkërendim të aktiviteteve, në mënyrë që vjedhja e legjitimitetit të pengohet. Prandaj, në drejtim të kësaj sot kemi takimin e parë me përfaqësuesit e LSDM-së . Nuk kemi parapëlqyer asnjëherë të kemi takime të fshehta. Takimet i bëjmë publike transparente pasi mendojmë që transparentë duhet të jemi edhe për qytetarë , të cilët pretendojmë t’i përfaqësojmë. Jemi për zgjedhje me standarde dhe kjo është pika e përbashkët e të gjitha partive politike, të cilat janë opozitare dhe në emër të kësaj ne do të japim kontributin tonë si Aleancë për Shqiptarët, në mënyrë që legjitimiteti që do të fitohet të jetë i pastër dhe i pakontestueshëm