Aleanca për Shqiptarët  dje qëndroi në Haraqinë ku mori pjesë në hapjen  solemne të shtabit zgjedhor të kësaj Aleance për Komunën e Haraqinës.

Në hapjen e këtij shtabi  kishte një masovitet të paparë  në Haraqinë. Interesimi i qytetarëve ishte  i jashtëzakonshëm për të dëgjuar ofertën dhe planet që ofron Aleanca për Shqiptarët   në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Këtë eveniment me praninë e tyre  e nderuan edhe krerët e Aleancës për Shqiptarët  ,Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe nënkryetari i Unitet, Zulfi Adili , i njohur si komandant Qufa.

 

Në fjalimin përshëndetës Zulfi Adili  para të pranishmëve tha:

” Pas një periudhe të gjatë për herë të parë ndodh që për shqiptarët të lind një shpresë, lind një aleancë e fuqishme e të gjitha forcave përparimtare, një aleancë e intelektualëve e njerëzve të pastër, një aleancë me të cilën shqiptarëve do tu rikthehet dinjiteti . Jorastësisht kemi filluar bashkë pikërisht nga Haraqina, pikërisht nga kjo qëndresë ku u bë thyerja  e madhe e 2001-it, tha komandant Qufa.

Edhe Ziadin Sela kryetari i LR-PDSH-së, përshëndeti të pranishmit dhe ju drejtua  të pranishmëve  duke ju thënë: ” Miku im Zulfi, ne e gjetëm shumë shpejt gjuhë të përbashkët me njëri tjetrin sepse kishim të njëjtin shqetësim, ashtu siç gjetëm gjuhë të përbashkët edhe me RDK-në se kemi të njëjtin vizion.  Vetë simbolika e Aleancës për Shqiptarët nënkupton që ne ju përgjigjëm vullnetit të popullit për të bërë bashkë politikën. Tani këtu janë të gjitha ata subjekte politike që nuk janë krijuar për të bërë politikë, për tu shtirur dhe nuk janë krijuar për tu ju servilos pushtetit qoftë të LSDM-së qoftë të VMRO-së, por janë të krijuar për ty shërbyer dhe plotësuar shprazëtirat të cilat ballafaqohet populli shqiptarë. Në kuadër të kësaj Aleance janë tre subjekte politike, të gjithë të tjerët të cilët patën ofertë nga ne që të vijnë dhe këtu të jemi katër , pesë e më shumë subjekte politike shqiptare të jeni të bindur vëllezër dhe motra se ata kanë hallin të zëvendësojnë BDI-në dhe aspak nuk kanë hallin që të sjellin ndryshime të mëdha.Sonte po hapim shtabn në Haraqinë dhe ky është shtabi i parë që së bashku e hapim dhe ky shtab do të ketë simbolikën e unifikimit dhe bashkimit të disa subjekteve politike shqiptare dhe do të ketë simbolikën e unifikimit të gjithë politikës shqiptare me 12 dhjetor kur Aleanca për Shqiptarët do të marrë legjitimitetin dhe do të vendos për shqiptarët, Prezenca jonë sonte këtu ka edhe një simbolikë tjetër për tu treguar të tjerëve se Haraqina nuk është vendi ku mund ti mashtrosh  me gjoja  dygjuhësi, nuk është risi ta sjellish maqedonishten në Haraqinë, sepse nuk mund të krenohet askush sepse paska shtabin në dy gjuhë. Haraqina është 100 % me shqiptarë, Haraqina e ka dëshmuar me 2001-in  se është vendi i shqiptarëve, është fronti  i shqiptarëve nga  cili nuk bën prap dhe Haraqina do të përkrah dhe do të votoj ata të cilët do tu drejtohen  dhe do tu flasin shqip dhe ata të cilët janë të interesuar të bëjnë një front të madh gjithëshqiptarë për tu përballur me bllokun politik maqedonas.

Unë jam Ziadin Sela dhe ju më njihni shumë mirë ,po ai që kam qenë në Parlamentin e Maqedonisë dhe nuk kam lejuar në asnjë çast të shkilet mbi  dinjitetin e shqiptarit. Unë jam Ziadin Sela, po ai i cili i kam thënë Menduh Thaçit , mjaftë luajte me ndjenjat e shqiptarëve. Unë jam Ziadin  Sela dhe ju do na jepni forcën neve si Aleancë për Shqiptarët, do të ja jepni forcën Zulfi Adilit, do të ja jepni forcën Nexhbedin sadikut, do të ja jepni forcën Arlindës dhe Isufit në mënyrë që bashkarishtë ti bëjm bashkë gjithë shqiptarët dhe të ju themi maqedonasve: ”Mjaftë më me loja”. Ne  vërtetë është se kemi rrëzuar shumë okupatorë këtu në këto troje. E vërteta është se kemi derdhur gjak për trojet tona dhe jo për sisteme politike që kanë shfrytëzuar shqiptarët. Do të ju flas për një rrezik i cili  kanoset në këto zgjedhje. Assesi nuk duhet të ndodh që vota e shqiptarëve të shkoj për subjekte politike të cilat nuk kan prefiks etnik sepse ekziston rreziku që të anashkalohemi si popullatë e tërë dhe të bëhet qeverisje me gjoja ca emra dhe mbiemra shqiptarësh të cilët janë kyçur në subjekte politike maqedonase. Ta keni të qartë se subjektet politike maqedonase qoftë LSDM apo VMRO, shfrytëzojnë dëshprimin momental që kanë shqiptarët ndaj BDI-së dhe PDSH-së në mënyrë që edhe njëherë të godasin çështjen shqiptare duke i bërë shqiptarët për vete dhe për ti robëruar dhe jo për gjë tjetër. Shqiptarët kanë mundësi , shqiptarët kanë zgjedhje,  kanë zgjedhje të pastër për njerëzit të cilët kanë ditur  të japin kontributin e tyre në çdo moment kur është kërkuar. Shqiptarët me 11 dhjetor  do ta votojnë Aleancën për Shqiptarët dhe  Aleanca do ti bëjë shqiptarët të barabartë me të gjithë të tjerët, ndërsa  në qoftë se kjo sbëhet Aleanca për shqiptarët do të bashkojë të gjithë partitë politike shqiptare dhe të jeni të bindur se ne shumë shpejt Maqëedoninë do e bëjmë federatë me njësi federative që do të udhëhiqet nga shqiptarët, tha Ziadin Sela në  përmbyllje të takimit në Haraqnë.

 

© fol.mk