Kryetari i LR-PDSh, Ziadin Sela u prit me entuziazëm nga mijra simpatizantë në Konventën e “Aleancës për shqiptarët” që u zhvillua mbrëmë (E Dielë) në Gostivar

“Populli e deshi bashkimin dhe ne u bashkuam, shqiptarët e donin ndryshimin dhe ne bashkarisht do ta sjellim këtë ndryshim. Ne asnjë moment nuk tërhiqemi nga shteti binacional ose barabartesi e plotesishme ose ne shqiptarët nuk do të rrijmë duarkryq. Më 11 dhjetor ne mundemi të ndalim lotin e nënave shqiptare, tymin në lagjen e trimave në Kumanovë, lotin e fëmijëve. Ne do të vemë drejtësi për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë. Thonë që nuk ka vende pune, po po ka, por at ana kanë zënë maqedonasit, të cilët shumë shpejtë do të dalin tepricë teknologjike. Nuk mundet në Gostivar në institucionet shtetërore 90% e të punësuarve të jenë maqedonas. Gjuha shqipe është gjuhe e shejntë atë do ta bëjmë zyrtare vetë ne, nuk kemi nevojë të na bëjë dikush tjetër. Më 11 dhjetor së bashku ti japim fund kësaj gjendjeje” tha mes tjerash Ziadin Sela.Drini.mk