Lideri i Lr-Pdsh Ziadin Sela në intervistë sonte në televizionin Alsat-M tha se pa dallim a do të jetë apo nuk do të jetë pjesë në qeverinë e re, do ti japë mbështetje të plotë mandatarit Zoran Zaev që të udhëheq me shtetin.

Sela tha se deri më tani ka pasur takime midis grupeve të punës si dhe udhëheqësve të partisë për formimin e qeveris së re,por nuk kanë folur ende pë ndarjen të resorseve.
Megjithatë, Ziadin Sela tha se është koha për ndryshim,dhe kur do të votohet Qeveria e re ata do ti japin mbështetjen e plotë Zaevit në Parlament.

Në pjesën e programit të qeveris Sela tha se premtimet parazgjedhore të Aleancës për Shqiptarë vazhdojnë,të cilat do të sjellin jetë më të mirë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni.

Lidhur me pyetjen se si ai mund të ulet në të njëjtën qeveri me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, të cilin më parë e ka kritikuar dhe vazhdon ta kritikojë,lirderi i Lr-Pdsh tha se nuk dëshiron të shesë moral,por si një anëtar do të kërkonte të gjithë deputetët, ministrat, kryeministrin ose president të heqin dorë nga imuniteti i tyre në qoftë se ndaj tyre ka ndonjë hetim për krimit./fol.mk