Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela ishte mysafir në emisionin debativ ZigZag tv Art ku mes të tjerash ai tha se janë shtuar zëra se LSDM dhe VMRO mund të bashkohen dhe kjo është shumë mirë atëherë krijohen dy blloqe që do të duhet të negociojnë për të ardhmën e shtetit . E shihni se sa janë moblizuar dhe sa të ngjajshëm  janë LSDM-ja  dhe VMRO-ja pas deklaratës së përbashkët të partive politike analistët e LSDM kanë filluar të thonë se kjo deklaratë është kthim mbrapa në vitet e 90-ta , poashtu edhe ata të VMRO-së .

Ka zëra që thonë se VMRO dhe LSDM do të duhen të bashkohen dhe kjo është shumë mirë sepse prej këtij momenti krijohen dy palê që do të negocojnë për të ardhmen e Maqedonisë. Ne kemi krijuar bllokun politik shqiptar ata le ta krijojnë bllokun politik maqedonas . Marrëveshja e Ohrit pati kohën e implementimit të saj , ka ardh koha që në situatë paqe të sjellim një marrveshje të re politike e cila spo them pa mbarimisht po për këtë gjeneratë politike do ti vë gjërat në binar të duhur .

Ndryshimet kushtetuese nuk vijnë asnjëherë kur njëra parti maqedonase ka një shumicë në parlament por ndryshimet kushtetusese bëhen atëher kur pala maqedonase do ta ndjej fuqishëm presionin e palës shqiptare qoftë edhe me kërcnimin për bojkotim të institucineve , deklaroi z. Ziadin Sela në emisionin debativ Zigzag Tv Art

 

© fol.mk