Aktorja dhe këngëtarja, Selena Gomez, nuk e ka problem që të dalë me pizhame në publik.

Ajo është parë në rrugët e Santa Monicas së Kalifornisë me një veshje të tillë.

 

Selena duket bukur edhe me pizhame

Selena kishte dalë për të bërë blerje dhe përkundër se kishte të veshura pizhame, dukej për mrekulli.

Pizhamet e veshura nga krijuesja e hitit “Kill ‘Em With Kindness” kanë vlerën e 420 dollarëve dhe janë kreacion i Olivia von Halle.