Shkruan Medai Shaholli

Pas skandaleve të fundit të publikuara në rrjetet sociale mbi bëmat dhe gjëmat e klanit të Zajazit, Selia e DUI-t nuk ka pse qëndron më asnjë minutë në Reçicë.

Klani i Zajazit me në krye dyshen Ali Ahmeti-Musa Xhaferi, në përgjimet e incizuara në bisedat mes tyre ata kanë lënduar dhe ofenduar, përdhosur dhe denigruar dinjitetin e gjithë shqiptarëve nga Manastiri në Kumanovë.

Klani i qelbësirave të Zajazit për 17 vite ka manipuluar shqiptarët se gjoja ata janë krahu i luftës që kanë sjellë lirinë me konfliktin e stisur më 2001 prej tyre, që rezultoi me miratimin e MO.

Miratimi i Marrëveshjes kërmë (”stërvinë”) të Ohrit nga ana e komandantit dezertor Ali Ahmeti, nga strofullat e gjarprit ku ishte strehuar, ishte kapitullimi dhe dezertimi nga ideali luftëtarëve të UÇK-së, që kishin rrokur armët për liri dhe jo për status të bashkësië etnike të 20%!

Devijimi i atij amaneti është përdhosje dhe shkelje e gjakut të derdhur për liri.
Për 17 vite me radhë klani i qelbësirave dhe kusarëve të Zajazit, kanë abuzuar me ndjenjat patriotike të shqiptarëve duke rrahur gjoks se MO u garanton barazinë e plotë mes shqiptarëve dhe sllavëve.

Në fakt edhe me ndryshimet e fundit kushtetuese fryma e MO nuk ndryshoi, madje ajo qëndron si udhërrëfyese për zemërgjerësinë e shtetit që ka për bashkësitë etnike të 20%.

Kjo ishte përralla me mbret që klani i Zajazit u tregoi shqiptarëve për dy dekada, mbi ”luftën titaneske” të DUI-t për liri dhe barazi të plotë në NMK.

Rezultati i asaj lufte të munguar për liri dhe barazi janë Sopoti, Monstra,Shkupi 2014 Lagja e Trimave…ku shqiptarët u vranë dhe burgosën me procese të montuara vetëm se ishin shqiptarë.

Nëse klani i Zajazit krenohet me këto ”arritje” dhe ”suksese” të pabarazisë në kushtetutë dhe në ligje si bashkësi etnike që flet gjuhën e 20%, ata në realitet kanë përdhosur vullnetin dhe dinjitetin shqiptar për të qënë i barabartë me fqinjët sllavë.

Prandaj, pas skandaleve të fundit ku dyshja mafioze e klanit të Zajazit Ahmeti-Xhaferi, shajnë dhe ofendojnë shqiptarët pa fije turpi ata vazhdojnë të qëndrojnë të pashqetësuar në bunkerin e tyre në Tetovë.
Kësisoj, ata i bëjnë karshillëk shqiptarëve duke u kapërdisur në vendqëndrimin e selisë së tyre DUI, në Reçicë.

Tetova nuk është plasdarmi i mësymjes dhe talljes së tyre kundër shqiptarëve, por të shpërngulen pranë selisë së jaranëve të pandarë, si degë e VMRO-së në Shkup.