Sot, në fshatin Sellcë të Tetovës u bë varrimi i fotografit Fatos Islami, i cili ndërroi jetë dje në rrugën e kalasë së Tetovës. Fjala e lamtumirës ishte nga studentët e USHT-së, transmeton Tetova News.

Ndërkaq, policia e Tetovës ka njoftuar se personi me inicialet B.H. nga Tetova, i angazhuar në një agjenci për sigurime, dje rreth orës 16 e 20 minuta, në rrugën e Kalasë së Tetovës, gjatë patrullimit ka hasur një person të shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar me urgjencë një ekip i policisë së Tetovës, që ka konstatuar se bëhej fjalë për 23-vjeçarin me inicialet F.I nga fshati Sellcë i Tetovës, kurse mjeku ligjor që ka arritur në vendngjarje nuk ka konstatuar shenja të përdorimit të dhunës.
Pas përfundimit të hetimeve trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes./TetovaNews