Analistët shqiptarë në Maqedoni vlerësojnë se deklarata e Bujar Osmanit ka për qëllim të mbulojë dëshmtimet e partisë së tij për të realizuar premtimet me të cilat kërkuan votën e shqiptarëve. Analisti Naser Selmani, në një mega-deklaratë për “Lajm”, ka zbërthyer rolin e BDI-së, që ai e quan DUI, në qeverinë aktuale. Në vazhdim ju sjellim deklaratën e tij të plotë:

“Nga njerëz të dështuar, të kapur dhe të korruptuar në politik mund të dëgjosh lloj-lloj gjepurash. Është qëndrim antishqiptar të thuash se të drejtat e shqiptatrëve paskan bërë peng anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se dikush paska nevojë që t’i saktifikojë ato?! Të drejtat e shqiptarëve janë të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit, e cila është inkorporuar në Kushtetutë dhe reazlimi i të drejtave etnike dhe qytetare të shqiptarëve vetëm sa do ta avanconte procesin e integrimit.

Deklarata e Osmanit është ndërrim tezash në stilin e propagandës sovjetike, e cila është e aftë të prodhojë gënjeshtra, të cilat opinionit do t’i serviren si të vërteta. Njerëzit e DUI duke qenë të kapur, të paaftë dhe të korruptuar, shpikin taza idioteske për të fshehur dëshimin e tyre politik për të përfaqësuar denjësisht interesat e shqiptarëve.

DUI nuk ka guxim të thotë se integrimin e vendit e pengon establishmenti shtetëror maqedon, i cili me të gjitha format e mundshme opstruon demokratizimin dhe integrimin e vendit. Nacionalistët maqedon, që kontrollojnë institucionet më të rëndësishme të shtetit, kundershtojne demokratizimin dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE sepse nuk duan të ndajnë pushtetin me shqiptarët dhe nuk duan të humbin kontrollin mbi shtetin, të cilin e llogaritin si shtet ekskuzivisht të maqedonëve.

DUI ka dy fytyra, fytyrën e rreme dhe fytyrën e vërtet. Fytyra e rreme e DUI është se kjo parti kinse angazhohet për interesat e shqiptarëve dhe intergrimin e vendit, ndërsa fytyra e vërtetë, është fytyra e vërtet është se kjo parti është shëndruar në një formacion të kriminalizuar politik, i cili me përkushtim u shërben interesave të shtetit të kontrolluar nga nacionalistët maqedon. Ky pozicion kuislingësh në politikë u ka siguruar benifite materiale krerëve të partisë dhe militantëve partiak duke shkelur mbi interesat e përgjithshme të shqiptarëve.

E vetmja arsye për ekzistimin e DUI në politikë është shërbimi me përkushtim të interesave të establishmentit  shtetëror maqedon dhe të pengojnë ngritjen e shqiptarëve në faktor real politik,  i cili do të jetë në gjendje të jetë Zot i vetës dhe të kontriboujë për ndërtimin e Maqedonisë si shtet i lirë, demokratik, i integruar dhe shumëetnik.

Faktet flasin se gjatë 12 viteve në pushtet të DUI Maqedonia nuk është bërë vend as më i lirë, as më demkokratik, as më i integruar, as më shumëetnik. Me DUI në pushtet Maqedonia është bërë shtet policior, i cili me metoda të KGB në mënyrë masive shkel të drejtat e qytetarëve, ndërsa me skenare të montuara dhe të përgjakshëm luftonë bashkësinë shqiptare. Me ndihmën e DUI në Maqedoni po vidhen dhe manipolohen zgjedhjet duke prodhuar votues fiktiv, qofshin qytetarë të vdekur, maqedon nga vendet fqinje, apo maqedon në emigracion, të cilët nuk kanë kurrëfarë lidhjesh me vendin. Me DUI në pushtet Maqedonia kurrë nuk ka qenë më largë anëtarësimit në NATO dhe BE. Pëkundrazi, krerët e shtetit dhe të qeverisë hapur koketojnë dhe u afrohen shteteve autoritare, siç janë Rusia, Kina apo Turqia.

Me DUI në pushtet Maqedonia nuk u bë shtet shumëetnik, përkundrazi ka marrë hovë nacianlizmi ekstrem maqedon, i cili duke keqpërdorur institucionet e shtetit ka vënë në shërbim resurset e vendit në shërbim vetëm të bashkësisë etnike maqedone duke lenë pas dorë bashkësitë tjera.

Prandaj këtë deklaratë të Bujar Osmanit e kuptojë si pjesë e propagandës së planifikuar  të DUI për të ruajtur pozicionin e kuislingut në pushtet dhe për të shmangur përgjegjësinë para shqiptarëve për dështimet dhe krimet e bëra të pushtetit gjatë 10 viteve të kaluara”.