Profesori universitar, Bashkim Selmani mendon se Prokuroria Speciale Publike u gëlltit nga krimi, për shkak se e njëjta nuk arriti të dëshmojë nëse ka ekzistuar krim dhe korrupsion në 40 lëndët e hapura.

“Maqedonia është i vetmi shtet në të cilin krimi dhe korrupsioni e gëlltiti Prokurorinë Speciale. Prej 40 lëndëve që u procesuan, PSP-në e gëlltiti krimi, pikërisht sepse nuk arriti të dëshmojë se a ka pasur krim dhe korrupsion”, tha mes tjerash Selmani në “Klan Debat”

lir Iseni nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në të njëjtin emision tha se nuk janë gjithë gjykatësit të shenjtë. Mes tyre ka edhe të korruptuar.

“Korrupsioni ka emër dhe mbiemër dhe lirisht duhet të adresohet dhe theksohet se shembull Ilir Iseni është i korruptuar, ka procedurë gjyqësore, është konstatuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor dhe ai do të dalë nga radhët e gjykatësve.

Por është shumë e rrezikshme të thuhet se të gjithë gjykatësit janë të korruptuar, apo prokurorë apo të gjithë mjekët”, deklaroi Ilir Iseni.