Shkruan

Imer Selmani hibridi ”sllavo-shiftar” i ndershëm dhe i biri së ëmës, miku i Stevos dhe i kryeministrit Zaev, në konventën e kandidatit të SDDM-së dhe koalicionit të qeveritar për president Pendarovski, i ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë Stevon për president të vendit.

Ky ”shqiptar” i ndershëm i emruar nga kryeministri Rama si konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Manastir, ka çnderuar me këtë gjest të ndërhyrjes dhe të animit politik shqiptarët me pozicionimin dhe thirrjet publike që ka bërë në adresë të shqiptarëve për ta votuar një antishqiptar si Pendarovski për president të ”dërzhvës”
NMK.

Ky është koncepti qytetar i këtij melesi për ardhmërinë e zhvillimin e Maqedonisë si shteti sllavëve dhe jo i qytetarëve, duke na propozuar kanditatura dhe emra si Stevo Pendarovski, i cili me qëndrimet dhe veprimet hapura shoveniste ndaj shqiptarëve në të kaluarën e tij si zyrtar i lartë i aparatit represiv policor nuk i bën nder shqiptarëve dhe si i tillë duhet të refuzohet kategorikisht.

Një tjetër mbështetje e fuqishme për Pendarovskin vjen edhe nga ish i burgosuri i ”ndërgjegjes” Xhevat Ademi, i cili ka bërë thirrje shqiptarëve që për të mirën e ”dërzhavës” dhe për inat të VMRO-së të votojnë për Pendarovskin.

Imer Selmani është njëri nga përçuesit dhe figurat propagandues të sajesës së re të vllazërim-bashkimit modern që po krijohet përmes doktrinës së titistit Zaev për ”dërzhavën e qytetarëve të barabartë”.

Këto janë koncepte dhe startegji të ideologjisë së vjetër pansllasviste që përbëjnë rrezik për ekzistencën dhe identitetinkombëtar shqiptar.
Ata synojnë që përmes propaganës tërheqëse për konceptin qytetar të qeverisjes nga qytetarët e barabartë në pamje të jashtme, si shtet i qytetarëve në politikëbërje dhe në vendimmarrje, por në fakt ata po ruajnë supremacinë e sundimit të ligjit dhe mbajtjes të pozicioneve kyçe të shtetit si e drejtë e rezervuar vetëm për sllavët.

Ky nuk është shteti që duan të jetojnë dhe ndërtojnë shqiptarët për ardhmërinë e tyre.
Shqiptarët i kanë parë këto figura djalli që na kanë persekutuar për gjysmë shekulli ndaj nuk kanë pse t’i votojnë djajtë në krye të vendit kur kanë alternativat e tyre.

Shqiptarët mjaft kanë votuar në të kaluarën me telekomandë për të huaj, ata duhet të ndërgjegjësohen për të ardhmen e fëmijëve dhe të kombit.
Medai Shaholli